Fondi i Sigurisë është i sigurt dhe është themeluar për shkak te gjith rrethanave gjeopolitike në botë dhe jo vetem Iuftës së Rusisë qe po ndhe  Ukrainë, tha ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.
Gjatë një raportimi para Komisionit parlamentar për Siguri në  maj, Mehaj nuk dha detaje lidhur me atë se sa mjete janë mbledhur deri më tani, por tha se çdo mjet shtesë është i nevojshëm për institucionet e sigurisë së Kosovës, që të arrihen synimet ushtarake.

Mjetet e mbledhura financiare nga ky fond, synohen të përdoren në përputhje me strategjinë shtetërore të Kosovës, që pritet të ndodhin miratohet shumë shpejt nga Qeveria e Kosovës”, tha Mehaj. Forca, ushtria dhe policia ofrojnë siguri dhe e dimë që na është shtuar tani buxheti, por për t’i arritur kapacitetet edhe nevojat ushtarake të forc sigurisë, nuk po flas vetëm nevojat ushtarake, por edhe ato të tani te ushtrisë, është i nevojshëm çdo buxhet shtesë që i jepet ushtrisë dhe policisë”, shtoi ai.

Sipas ministrit Mehaj, i gjithë procesi i themelimit të këtij fondi ka qenë në “koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara, me partnerët tanë, kështu që ata që publikojnë lajme të rreme, më vjen keq për ta, por ne nuk kemi bërë asgjë pa koordinim me partnerët”.Më 1 mars, Qeveria e Kosovës njoftoi për themelimin e Fondit të Sigurisë, në të cilin, qytetarë dhe donatorë të ndryshëm mund të kontribuojnë.

Ministri Mehaj tha se pavarësisht se buxheti për Forcën e Sigurisë së Kosovës është rritur, ende nuk janë përmbushur  nevojat e jona e sigurisë.Buxheti për këtë vit për Forcën e Sigurisë së Kosovës është 100 milionë euro. Më herët, kjo shumë ishte rreth 60 milionë. Në muajin nëntor të vitit të kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë se shuma e ndarë për ushtrinë përbën 1.3 për qind të Bruto Produktit Vendor.

Në tetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës ka miratuar tri ligje, përmes së cilave mundësohet transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës. Ky proces është paraparë të zgjasë dhjetë vjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here