Detaje të reja, biznesmeni në Vlorë u ekzekutua nga vrasës profesionistë

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja mafioze e biznesmenit 40-vjeçar, Bledar Birçaj, mesditën e djeshme në Vlorë.

“BalkanWeb” raporton se autorët i ka ndihmuar një pjesë e ngritur e rrugës, pasi mjeti i viktimës ka ulur shpejtësinë.

Siç raporton gazetari Mehmeti, viktima shoqërohej në mjet nga një efektiv policie i anti-drogës, i cili është marrë në pyetje për disa orë me radhë për lidhjen e tij me biznesmenin Birçaj, por edhe për atentatin. Ai ka qenë me armë në makinë dhe do ta përdorte, por është stepur dhe ka shkuar menjëherë të fshihet për të shpëtuar.

Ndërkohë, autorët kanë qenë profesionistë, pasi kanë goditur direkt te pjesa e shoferit dhe pikërisht tek objektivi i tyre. Policia ka shoqëruar deri më tani rreth 20 të dyshuar, të cilët mund të kenë informacione apo lidhje me ngjarje kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *