Dillian Whyte i ka thënë Anthony Joshuas që të qëndrojë larg nga lufta e tij me Tyson Fury nesër mbrëma.

Whyte përballet me një detyrë jo të lehtë përderisa do të përpiqet të bëhet njeriu i parë që i shkakton Furyt disfatën – dhe t’ia rrëmbejë titullin e tij botëror në peshën e rëndë, në Wembley.

Turma rekord prej 94,000 njerëzish do të përfshijë yje nga i gjithë spektri i famshëm – por Whyte nuk dëshiron që Joshua të jetë mes tyre. Ish-kampioni aktualisht po përgatitet për revanshin e tij me Oleksandr Usyk, i cili pritet të zhvillohet në Arabinë Saudite më 23 korrik.

“Unë nuk dua AJ(Anthony Joshuan) në luftën time. Ai duhet të luftojë Usyk dhe të përqendrohet. Në ndeshjen e fundit të Usyk-ut, ai ishte shumë i shqetësuar për të ri-ndeshur me mua dhe u tha njerëzve se dëshironte të më rrihte. Doja të bërtisja ‘vëlla, më lër të qetë dhe fokusohu te Usyk”, tha fillimisht britaniku.

“Tani është koha më e mirë për t’u përballur me Usyk. Nëse nuk mund ta mposht Usykun, atëherë nuk do ta bëjë kurrë”, shtoi tutje ai.

Whyte mundi Joshua-n në kodin amator, por më pas mposht nga rivali i tij londinez në revanshin e tyre profesional. Joshua u bë kampioni i botës në peshat e rënda, ndërsa Whyte është detyruar të presë shansin e tij në nivelin më të lartë. Ai do të përpiqet ta rrëmbejë këtë mundësi nesër mbrëma kundër kampionit Fury, i cili po lufton në shtëpi për herë të parë që nga viti 2018.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here