Ish kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga Demokratët për Drenasin, Driton Ajazi ka kujtuar rënien heroike të Luanit të Drenicës, Asllan Fazliu.

Ai ka thënë se Luani secilën betejë që kishte zhvilluar kundër forcave të pushtuesve, ua kishte shti tmerrin me guximin dhe heroizmin e tij dhe ishte bërë mur i pakalueshëm për armikun.

Njoftimi i Ajazit:

Sot, kujtojmë rënien heroike të Luanit të Drenicës. 23 vite më parë në një betejë të përgjakshmë rrëzë maleve të Qyqavicës bie komandanti Asllan Fazliu – Luani. Asllani ashtu siq e kishte nofkën e luftës LUAN, ashtu edhe ishte për armikun. Secilën betejë që kishte zhvilluar kundër forcave të pushtuesve, ua kishte shti tmerrin me guximin dhe heroizmin e tij dhe ishte bërë mur i pakalueshëm për armikun! Madhështia dhe guximi prej një trimi të rrallë u bënë bashkë pikërishtë në rënien e tij, i cili ra si shumë burra të mdhenjë duke luftuar ballë për ballë me armikun, që i njef historia si Mic Sokoli, Çerçiz Topulli,….
Prandaj, ne sot përkulemi me respektin me të thellë para veprës së komandant Luanit!
Lavdi e përjetëshme veprës së tij dhe gjithë dëshmorëve të rënë për liri!
D.A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here