Dua Lipa duket mahnitëse në numrin e ri të “Vanity Fair”

Dua pozoi për prestigjiozen “Vanity Fair”.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, pozoi për numrin e ri të revistës “Vanity Fair” Si çdo herë, edhe kësaj radhe këngvtarja erdhi atraktive në këtë set fotografik, duke u paraqitur me shumë stil.

Në disa prej imazheve, Duan e shohim të veshur me një bodysuit e me flokë të gjata, ndërsa mbante edhe një palë taka. Në foto e tjera, këngëtaren e shohim të veshur me fustan të shkurtër e xhaketë prej pelushi, teksa vuri në plan të parë këmbët joshëse. Po ashtu, ajo ka dhënë edhe një intervistë për këtë medium, duke zbuluar planet e ardhshme në muzikë.

Kjo paraqitje e këngëtares vjen pak kohë pasi njoftoi fansat se ka anuluar datat e turneut evropian. Ndryshe, “Love Again” titullohet projekti i fundit muzikor nga Dua Lipa, i cili erdhi pas suksesit që kishte me albumin “Future Nostalgia”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *