Shkruan: Visar Duriqi

Mos e gjykoni Hekuran Muratin, se nuk din ma shume

Per disa muaj ne nje kompani me pati ra me punu ne te njejtin ambient me Hekuran Muratin. Zyre te ndryshme, po te ndame me xhama.

Aty e pata pa qe Heki, vec me ekonomi s’ska lidhje. Ama, bash hic hic hic…

Per mu tall me injorancen e tij, ia pata lane nje nickname: Dijetari nga Ferizaji.

Ne nje rast, ia pata dhane me ma interpretu nje raport per KEDS-in. Mas nja tri dite u desht me ia marre, se nuk ishte ne gjendje nje faqe word me e shkru per te.

Raporti i ka pase, te pjesa financiare, ma shume se dy kolona. Heki arrine me i kuptu vec dy kolona: te hyra- te dala. Si ti bahet e treta, hupe naper ta.

Po e shoh qe po e gjykoni per statuset qe i ka shkru per veteranet e UÇK-se. Mosni aman. Nuk din ma shume.

Heki e kupton boten sa nje fmi ne çerdhe. E keni pa, fmija ne ate moshe ose numerojne me gishta, ose me numratore me rruza me ngjyra.

Heki e ka pa luften e UÇK-se me matematike bazike: numratore me rruza.

Nuk e kupton ekonomine. Nuk i di financat. Ama, shquhet per servilosje ndaj shefave.

Me tentu me e perkufizu luften e UÇK-se me numra te numratores me rruza, duhet me kane njeri i keq. Kjo vlen per ata qe e urrejne UÇK-ne. Ama, Heki nuk du me besu qe eshte i tille. Thjesht, NUK DIN ma shume. Gjynah!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here