E akuzoi për doreza të trukuara, zyrtarët zbulojnë të vërtetën (Video)

Komisioni i Sportit në Shtetin e Nevada (NASC) ka konfirmuar se dorezat që boksierët Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të përdorin mëngjesin e së dielës në sfidën e tretë mes tyre janë të rregullta.

Ata kanë vendosur të hapin pakot dhe të presin me thikë nga një dorezë të secilit boksier për të parë se çfarë
kishte brenda tyre, pas akuzave që Wilder bëri ndaj Fury, se ky i fundit kishte manipuluar dorezat në përballjen e
dytë mes tyre, në shkurt të 2020-ës, sfidë e fituar nga britaniku me KO.

Të dy boksierëve u janë dhënë për këtë sfidë nga 4 palë doreza dhe NASC ka hapur dhe verifikuar nga një palë
doreza për secilin boksier, që ishin sipas standardeve dhe konfirmoi se nuk kishte asnjë parregullsi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *