Bashkimi Europian ka dalë me një reagim një ditë pas tensioneve të krijuara në veriun e Kosovës, ku serbët lokal për shkak të vendimit të Qeverisë për zbatimin e reciprocitetit me targa dhe dokumente, barrikaduan rrugët që çojnë në pikat e kalimit kufitar në Jarinje dhe Bërnjak.

Përmes një komunikate për media, BE ka thënë se ideja për pezullimit e vendimit të Qeverisë së Kosovës ka qenë e shefit të saj për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, teksa ka konfirmuar se u ka bërë ftesë Kosovës dhe Serbisë që të shkojnë për takim në Bruksel, për të diskutuar rrugën përpara.

“Pas pranimit nga Kosova të kërkesës së Joseph Borrell dhe SHBA-së për të shtyrë masat e planifikuara në lidhje me targat dhe kartat e identitetit, me kusht që të hiqen të gjitha barrierat, BE-ja ftoi të dyja palët të takohen në Bruksel për të diskutuar rrugën përpara”, thuhet në komunikatë.

Para kësaj, Brukseli qortoi Qeverinë që “bëri aksion të njëanshëm” por edhe serbët që bllokuan rrugët.

“Të gjithë të përfshirët duhet të qëndrojnë të qetë dhe çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm që rrezikon stabilitetin dhe sigurinë në terren dhe pengon lirinë e lëvizjes së të gjithë qytetarëve duhet të ndalet menjëherë”, thuhet në njoftimin e BE-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here