Hetimet për ngjarjen në Pataqan të Klinës kanë vazhduar edhe gjatë së djeshme.

Në vendin e ngjarjes deri pasdite ka qëndruar edhe automjeti brenda së cilit dyshohet se u v ra M.A., nga fqinji i tij të premten mbrëma. Në pjesën e përparme të veturës gjenden 5 vrima pIumbash, derisa të tjera shihen edhe në objektet në afërsi, njofton Klan Kosova.

V rasjes dyshohet se i parapriu një zënkë mes disa familjarëve të viktimës dhe të dyshuarit që eskaloi në rrahje, e më vonë rezultoi të jetë edhe fatale. Mësohet se familjari i të dyshuarit në kohën kur ndodhi v rasja ishte duke u intervistuar nga policia në cilësinë e viktimës për rrahje.

I dyshuari A.N., u arrestua dhe ndaj tij u shqiptua masa e ndalimit 48 orësh, ndërkaq shtëpia e tij u bastis, dhe në të u gjeten disa armë, fishekë, e edhe snajper. Klan Kosova mëson se dy persona që ishin të përfshirë në këtë rast janë në arrati. Por në lidhje me krejt këtë ngjarje nuk pranuan të flasin në familjen e viktimës të cilët kanë hapur të pamën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here