Një punëtor ka humbur jetën teksa po punonte në një objekt në Grabanicë të Klinës. I ndjeri ka rënë nga kati i tretë i objektit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi. Ai tha se në vendin e ngjarjes ka dal policia dhe ekipi i emergjencës, ku edhe është konstatuar vdekja e punëtorit. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:23. Policia është duke e hetuar këtë rast

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here