Edhe pse është vetëm 25-vjeçe, miliarderja Kylie Jenner aplikon ‘serum kundër plakjes’ në buzët e saj.

Këtë e tregoi vetë manjatja e biznesit me anë të një postimi në Instastory-n e saj. Bukuroshja vuri në dukje se produkti është ‘kundër plakjes’ edhe pse kjo nuk është pjesë e përshkrimit.

Përshkrimi në websiten e saj Kylie Cosmetics nuk përmend se serumi është “kundër plakjes”, thjesht specifikohet se është hidratues dhe kështu mund t’i bëjë buzët të duken më të reja.

Që Kylie Jenner është e fiksuar pas produkteve të bukurisë kjo nuk do shumë mend duke qenë se ajo ka markën e saj dhe fiton pafund para. Sipas Top Albania Radio Kylie prej vitesh tanimë është një biznesmene e suksesshme dhe produktet e saj menjëherë sapo dalin në treg shiten dhe klientet janë gjithmonë të kënaqura.

Por, edhe pse ka pafund produkte të markës së saj, bukuroshja është e fiksuar pas një produkti ku e ka shprehur edhe vetë se mund të jetojë pa të. E kemi fjalën për kompletet e buzëve. Këtë miliarderja e pohoi në “Byrdie”. Kylie thjesht nuk del nga shtëpia nëse nuk i ka ato me vete.

Jenner së fundmi ka pozuar ‘topless’, e mbuluar me një varëse e cila është krijuar me disa buzëkuqe të markes së saj. Kjo është bërë me qëllimin për të promovuar koleksionin e saj të ri të kozmetikës. Ky koleksion vjen vetëm 7 muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të dytë, djalin e quajtur Wolf. Imazhet e tjera nga xhirimet e saj janë po aq krijuese dhe fantastike siç vetëm Kylie di të na surprizojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here