Në këmbim të shpërblimit monetar të premtuar, një ushtar rus dorëzoi një tank që po drejtonte tek Forcat e Armatosura të Ukrainës, njoftuan kwto tw fundit.

Viktor Andrusiv, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, njoftoi në rrjetet sociale se një tjetër ushtar rus u dorëzua vullnetarisht në Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Andrusiv deklaroi se autoritetet ukrainase po punojnë për zbulimin e numrave të telefonit celular të operatorëve ukrainas të përdorur nga ushtarët rusë dhe për t’u dërguar atyre mesazhe me thirrje dhe udhëzime për dorëzim. Udhëzimet përfshijnë thirrje për dorëzimin e pajisjeve ushtarake.

Si rezultat i këtyre përpjekjeve, siç tha Andrusiv, një ushtar rus u dorëzua, duke sjellë një tank që ai drejtonte.

“Një ushtar rus dorëzoi një tank në këmbim të çmimit. Pak ditë më parë na telefonoi Misha. Atij iu dhanë udhëzime të hollësishme se ku të shkonte dhe ai erdhi. Dronët ishin të vendosur që të mos i bënin pritë. Pas kësaj ai u dorëzua. për forcat speciale”, tha Andrusiv në njoftim.

Pas dorëzimit, ushtari rus deklaroi se kishte mbetur vetëm në tank dhe se anëtarët e tjerë të ekuipazhit u larguan nga fronti.

Andrusiv deklaroi gjithashtu se ushtarit rus që u dorëzua së bashku me tankun do t’i paguhet një kompensim prej 10 mijë dollarësh dhe se do të ketë mundësinë të marrë nënshtetësinë ukrainase pas luftës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here