Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Eliza Hoxha, në fillim tek publiku shqiptar njihej si këngëtare dhe arkitekte. Së fundi Eliza ishte e ftuar në emisionin “Verë n’Çarshi” ku tregoi se ndihet e lumtur që këngët e saja dëgjohen edhe sot.

Njëra nga pyetjet që Hoxha nuk hezitoi ti përgjigjej ishte aj ose a do bënte një duet muzikor me, Memli Krasniqin , kryetarin e partisë së cilës i takon (PDK), pasi ky i fundit ka qenë dikur një reper i njohur i viteve 2000.

“Na veç e kemi ndërruar skenën. Memli i ka shkruar krejt këngët e teksteve të mia të albumit të parë dhe të dytit dhe dy tri këngë të albumit që s’është dalë. Ka pasë ardhur momenti kur më ka thënë se nuk mundet më të shkruajë se kishte angazhime në politikë dhe më pati lënë keq me të thënë të drejtën se e kam pasur edhe shok, ka qenë shumë lehtë me punu me Memlin, si në muzikë edhe këndej. I kemi kuptuar koordinatat. Mandej, unë prej zorit ia kam nisur të shkruajë vet”, ka thënë Eliza.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here