Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka festuar dje (e premte) ditëlindjen e saj të 36-të.

Me këtë rast, ajo organizoi një festë në shtëpinë e saj luksoze me pak të ftuar nga rrethi i ngushtë shoqëror dhe familjar. Në rrjetet sociale ndërkohë kanë qarkulluar fotografi dhe video të ndryshme nga festa, ku dy motrat e famshme të estradës duket të jenë argëtuar mjaft me njëra-tjetrën.

Foto: Era Istrefi/InstaStory
Foto: Era Istrefi/InstaStory

Këngëtarja Era Istrefi e cila ka paralajmëruar se së shpejti do të rikthehet me një projekt të ri muzikor, është dukur mjaft atraktive gjatë mbrëmjes e veshur me një kostum të bardhë.

Foto: Era Istrefi/InstaStory

Kostumi me vija transparente anash, bëri që interpretuesja e hitit “Bonbon” të theksonte mjaft mirë siluetën e saj të trupit. Ajo ka rishpërndarë në rrjetet sociale një video, ku shihej teksa vallëzonte dhe bënte lëvizje provokuese në ditëlindjen e motrës së saj. Era përndryshe ka konfirmuar rikthimin e saj në muzikë me datën 31 të këtij muaji, kur edhe do të sjellë projektin e saj të ri muzikor me titull “Bebe”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here