Ertila Koka,quhet këngëtarja simpatike dhe me zërin e saj të ëmbël.

Karrierën muzikore ka filluar që e vogël,ku ka marrë pjesë në festivale në atë kohë,por me klipe ka ardhur në vitin 2011.

Feel the beat është klipi i saj i parë,më pas “Moreno”,”Fluturo e lirë”,”Ajo që ke”,”i vetmi që dua”,”Beb” në bashkëpunim me reperin nga Kosova 2ton,e cila këngë ishte met vërtet një hit në vitin 2013,ajo këng poashtu edhe sot është shumë e dashur për publikun shqiptarë.

“Ne te dy”,dueti i veçantë që solli Fisnikët në duet për herë të parë,me një këngëtare femër.

Ertila ka sjellë duete dhe me këngëtarë me famë botërore,Ajo ka bashkëpunuar me Tony T(Rio),me këngën “You Only”,ndërsa dueti tjetër është me këngtarin Adam Clay,me këngën “she’s the one”.

Këtë nëntor ajo solli tri këngë të vjetëra shqipare në variant akustik të punuara bukur dhe me mjeshtëri.
“Tumankuqe”,”e dehun jam” dhe “Moj e bukur arbëri”,këngë për të mos i humbur,në të cilat del në pah zëri i saj kristal.

Ertila këtë vit ka menduar edhe për fëmijët e vegjël,ajo ka sjellë një album prej 6 ninullash,të cilët janë pritur jashtëzakonishtë mirë.

Ajo ka theksuar se dëshiron të lërë trashëgimj në muzikë dhe do sjellë shpeshë ninulla tjera,duke gëzuar nënat dhe fëmijët me zërin e saj të ëmbël.

Ertila performon gjithandej ku ka shqiptarë,në asnjë moment nuk ndalen ftesat në drejtim të saj,sepse me punën dhe angazhimin e saj në muzikë,ka arritur të futet në zemrat e çdo shqiptari.

Ertilës i urojmë shëndet e suksese të panumërta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here