Në kuadër të ngritjes se kapaciteteve luftarake regjimenti i dytë i Forcave Tokësore ka realizuar Ushtrimin Fushor “Steel Bravo Lima 1” , që u realizua me Kompaninë e Shtabit dhe Kompaninë e Mekanizuar.

Ushtrimi kishte për qëllim ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve në aspektin konceptual, taktik dhe fizik të ushtarakëve për zhvillim të operacioneve luftarake.
Njësitë e angazhuara në ushtrim treguan gatishmëri të lartë dhe aftësi për të zhvilluar operacione në përmbushje të misioni të Forcave Tokësore.Ushtrimi është përcjell nga afër ne ambientet trajnuese nga Zv. Komandanti i Forcave Tokësore, Komandanti i Regjimentit të dytë të këmbësorisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here