Lideri i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, Pavle Grboviq, është sulmuar sot.

Siç raporton “Nova”, ngjarja ka ndodhur pranë bordit lokal të Partisë Përparimtare Serbe në Nova Galenika në Zemun. Grbovic thuhet se ka vërejtur se anëtarët e SNS-së, parti kjo e cila udhëhiqet nga presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po përdornin listat paralele të votuesve, pas së cilës dhjetë prej tyre e sulmuan atë fizikisht, duke duke i shkaktuar lëndime trupore.

Ndryshe, në Serbi sot po mbahen zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në Beograd. Janë rreth 6 milionë e gjysmë të serbëve që do të kenë mundësi të votojnë.

Në këto zgjedhje të Serbisë, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit garojnë me dy lista dhe pretendojnë të kenë tre deri në katër deputetë. Serbët nga Kosova do të votojnë në qendra në Serbi, në Tutin, Rashkë, Kurshumli e Vranjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here