Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është shumë e angazhuar gjatë verës me koncerte të shumta.

Përveç mbrëmjeve muzikore, shpesh Dafina gjendet duke kënduar edhe në bregdet, në festat e ndryshme që zhvillohen në plazh. E në një nga performancat e saj të fundit në bregdetin shqiptar, këngëtarja e hitit “Duro” e ndezi atmosferën për fansat me interpretimin dhe vallëzimin e saj.

Madje në një moment, një prej fanseve të saj nuk i ka rezistuar performancës së ‘nxehtë’ të Dafinës, duke i prekur të pasmet e saj në skenë, në momentin kur ajo u afrua. Videoja e publikuar në rrjetet sociale, tregon momentin kur Dafina nuk sikletoset nga prekja e fanses, por madje e vazhdon performancën me më shumë kënaqësi.

Këngëtarja Zeqiri përndryshe edhe këtë verë nuk i la keq fansat e saj për nga produktiviteti në muzikë, pasi solli disa këngë të cilat janë pëlqyer në masë të madhe nga publiku.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here