Përkundër luftës që po zhvillohet në Ukrainë, fermerët e këtij shteti nuk janë zmbrapsur në kohën që kërkohet mbjellja.

Pranvera është koha më e mirë e mbjelljes për fermerët. Të veshur me jelekë anti-plumb dhe nën frikën se mund të humbin jetën, ata marrin rrezikun për të prodhuar në mënyrë që të prodhojnë ushqim për vendin. Në një kohë kur kur shumë qytete në Ukraine vuajnë nga uria, kjo sakrificë e fermerëve është shumë e rëndësishme.

Duhet theksuar se sulmet, bombardimet dhe gjaku i viktimave të pafajshme nuk po ndalet në Ukrainë. Në ditën e 48-të të luftës Rusia duket se nuk po tërhiqet aspak nga synimet e saj, ndërsa beteja e madhe për Donbasin sapo ka filluar.

Në një kohë kur riorganizimi pas tërheqjes nga Kievi dhe Chernihiv është duke u zhvilluar, trupat ruse po përqendrohen në frontin lindor për të nisur një shtytje vendimtare në pushtimin e plotë të provincave të Donetsk dhe Lugansk, ndërsa rrethimi i qytetit vazhdon në bregdet, Mariupol, ku sipas presidentit Zelensky të vdekurit janë “dhjetëra mijëra” dhe 33,000 banorë “të deportuar” në Rusi. Por ushtria e Kievit nuk dorëzohet dhe mbrojtja e Mariupolit vazhdon.

Në Mariupol, rusët përdorën “një substancë të panjohur” të dyshuar si kimike toksike, kundër ushtarakëve dhe civilëve, denoncoi presidentja e komisionit parlamentar për integrimin e Ukrainës në BE, Ivanna Klympush, shkruan La Repubblica.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here