Kryetari i Irpinit, qytet që gjendet në afërsi të Kievit, tha të hënën se forcat ukrainase kanë rimarrë kontrollin e plotë të qytetit.
Ky qytet, që gjendet rreth 40 kilometra nga Kievi, ka qenë një prej qyteteve ku janë zhvilluar luftime të ashpra me trupat ruse.“Kemi lajme të mira sot – Irpini është çliruar”, ka thënë kryetari Oleksandr Markushyn përmes një video të postuar në llogarinë e vet në “Telegram”.
“Ne e kuptojmë se mund të ketë sulme të tjera në qytetin tonë, por ne do ta mbrojmë atë me kurajë”, ka shtuar ai.