Një ditë pas themelimit të Fondit të Sigurisë nga Qeveria e Kosovës, disa qytetarët kanë filluar dhurimin e mjeteve që, sipas tyre, do të ndikojë në forcimin e Ushtrisë së Kosovës.

Xhirollogaria bankare ku mund të dhurojnë para mërgimtarët, si dhe ata që jetojnë në Kosovë u publikua paraditen e 2 marsit nga Ministria e Financave dhe Transfereve.Behram Kuleta nga Prishtina është prej personave të parë në Kosovë që dhuroi mjete në këtë fond.

Pak minuta pas publikimit të llogarisë bankare, Kuleta, në emër të biznesit të tij, ka transferuar në këtë llogari një shumë parash prej 500 eurosh dhe shpreh besimin se këto para do të ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë.

“Unë mendoj që do të dhuroj sërish mjete, sepse është me rëndësi që ta bëjmë ushtrinë tonë më të fortën në rajon”, thotë Kuleta.Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo ndihmë financiare është një “akt patriotik që ndihmon në forcimin e Ushtrisë së Kosovës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here