Kosova është shprehur e gatshme që të ofrojë të gjitha kapacitetet e saj operacionale të FSK-së, nëse këtë e kërkon SHBA-ja.

Kështu ka bërë të ditur sot ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka komentuar zhvillimet e fundit në Ukrainë e cila po pushtohet nga Rusia.

“Nëse kërkohet nga SHBA-ja, si partneri dhe aleati ynë jetik, për angazhimin tonë, jemi të gatshëm të ofrojmë të gjitha aftësitë dhe kapacitetet operacionale të FSK-së që ata vlerësojnë se mund të jenë kontributore në operacionet e mundshme”, ka shkruar Mehaj.

Ai ka shtuar se Kosova është e bashkuar fuqishëm me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, aleatët e tyre nga NATO dhe Bashkimin Evropian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here