Luftëtari i UÇK-së z. Gani Geci gjatë debatit për Heroizmin e Familjes Jashari në emisionin Politiko, ka folur edhe për një fotografi e cila ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku shihet; Adem Jashari, Jakup Nura, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi.

“Aksionin e parë kur e kam kryer me 7 korrik 1992 këta nuk e kanë ditur (Jakup Nura, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi), e ka ditur vetëm Adem Jashari dhe Sami Lushtaku. Besim Rama është i pari që ka ra në pritë dhe është arrestu dhe pas arrestimit të Besim Ramës e Avni Nurë janë denu të gjithë me nga 60 vjet dhe me bashkim të veprave penale ka 20 vjet. Ekzistojnë edhe procesverbalet. Hashimi u denu me 10 vjet në mungesë, rasti ka qenë ku dy javë para aksionit në Drenas, ka shku Hashimi, ka shku Jakup Nura, Avni Nura edhe Besim Rama me kry një aksion në Drenas, dhe nuk e kanë kry sepse s’ka ardhur ai automjeti i policisë dhe Hashimi është denu me 10 vjet burg për tentim vrasje ndaj policëve në Drenas”, shtoi Gani Geci.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here