Ganimete Musliu u kryqëzua, por u harrua deklarata e Kurtit: Ka mbetur që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit

Thaçi dhe Vuçiq po e trajtojnë  shtetin e Kosovës po si shtetin e tyre,popullin si familje të tyre që shtypin dhe territorin si tokën private. Dhe këta të dy autokratë, po merren vesh në mënyrë feudale na kanë kthyer në mesjetë. Veç ka mbetur që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit dhe të kthemi si përpara, në mësjetë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, u kritikua me të madhe orëve të fundit për një reagim që lëshoi pasi Albin Kurti i VV-së, mori detyrën e kryeministrit.

Musliu, duke iu referuar lidhjes së Kurtit me Norvegjinë, prej nga vjen edhe gruaja e tij, tha se fëmijët e kryeministrit nuk e flasin as gjuhën shqipe, dhe kjo sipas tij është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë me një kryeministër të vendit.

E për këtë, ajo mori kritika të ashpra.

Mirëpo ishte vet Kurti i cili në të kaluarën përmendte familjarët e kundërshtarëve politik. Madje në një diskurs shumë më të ashpër.

Duke folur për dialogun dhe duke e sulmuar ish-presidentin Thaçi, Kurti thoshte se djali i tij, Endriti, krejt çka ka mbetur është “që të martohet me vajzën e presidentit serb, Aleksander Vuçiq”.

“Thaçi dhe Vuçiq po e trajtojnë  shtetin e Kosovës po si shtetin e tyre,popullin si familje të tyre që shtypin dhe territorin si tokën private. Dhe këta të dy autokratë, po merren vesh në mënyrë feudale na kanë kthyer në mesjetë. Veç ka mbetur që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit dhe të kthehemi si përpara, në mësjetë”, thoshte Kurti në shtator të vitit 2018.

Një deklaratë e tillë e Kurtit aso kohe kishte shkaktuar edhe reagimin e vet presidentit serb.

Këto fjalë të Kurtit janë ripublikuar edhe sot në rrjete sociale, kur deputetja Musliu e PDK-së, ka marrë kritika të ashpra për diskursin ndaj kryeministrit të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *