Ka përfunduar gara e organizuar nga Garda Kombëtar e FSK-së për njësit e saj e realizuar në kazermën “Evropianët e Rinj” në Pomozotin.

Kjo garë, ka pasur për qëllim ngritjen e motivit, vullnetit dhe frymës ekipore tek komponenti i nënoficerëve në kuadër të Gardës Kombëtare. Kjo garë ekipore është garë vjetore dhe tregon përgatitjen dhe frymën ekipore të njësive të gardës.Gara është organizuar në disa disiplina si: çmontimi dhe montimi i armës, tërheqja me litar, hedhja e granatës, vrapimi me stafet, poligoni i kalitjes fizike, bartja e municionit.

Gara ka qenë karakterit vullnetar, megjithatë pjesëtarët kanë treguar guxim, motiv dhe disiplinë në të gjitha sfidat e garës duke treguar kështu shpirtin luftarak për triumf.

Rezultati i garës ka qenë një tregues i mirë i gjendjes fizike, motivit dhe vullnetit të pjesëtarëve të Gardës Kombëtare duke treguar kështu disiplinë, guxim dhe frymë ekipore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here