Pas situatës së krijuar sot në veri të vendit, ka reaguar gazetari i Washington Post, Ishaan Tharoor, i cili ka intervistuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ditë më parë, nga ku ishte thënë se “Rusia përmes Serbisë e kërcënon Kosovën”.

“Unë e intervistova presidenten e Kosovës disa ditë më parë dhe ajo paralajmëroi për kërcënimin e Rusisë, nëpërmjet Serbisë, duke provokuar konflikte të reja në Ballkanin Perëndimor. Dhe ja ku jemi…”, ka shkruar ai në Twitter, duke folur për ngjarjet e fundit në veri të vendit.

Tharoor e deklaroi këtë duke shpërndarë fjalët e Franciz Scarr, gazetarit të BBC, i cili shkroi për paralajmërimet nga Beogradi për nisjen e një “operacioni ushtarak sonte”.

“Presidenti serb Vuçiq pretendoi se Kosova do të nisë një operacion ushtarak sonte dhe një anëtar i partisë së tij po flet se Serbia duhet të “denazifikojë” Ballkanin. Shenja shumë shqetësuese”, ka shkruar Scarr.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here