Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci është shprehur i gatshëm të votoj pro ndrrimit të flmaurit të Kosovës kurdo që mund të ndodh.
Ai tha se asnjëherë nuk e ka pranuar flamurin e Kosovës dhe ka shprehur pëlqimin e tij për flamurin Dardan.

“Ne nuk e kemi ditë cili do të jetë flamuri i Kosovës kur është shpallur Pavarsia. Unë nuk e kam pranu as sot e asaj dite atë flamur sepse e kemi pasur flamurin Dardan, flamurin që ka qenë 10 herë më i mirë të cilin e kanë pas djeg këta veterant e PDK-së”, ka thënë ai.

Gjithashtu Geci i bëri thirrje Vetëvendosjes që të ndryshohet flamuri dhe u shpreh i gatshëm të votoj pro ndryshimit të tij nëse edhe do të kalonte në votim një proces i tillë.

“Për mua kjo është e parëndësishme sepse kur dojnë sepse kurdo që Kuvendi të bëhet bashkë e t’i bëjnë 80 vota këtë flamur e ndrrojnë. Këta Vetëvendosja që janë shumë patriota e kanë mundësin ta ndrrojnë këtë flamur, le te ndrrojnë edhe i kanë votat, edhe unë ia garantoj një voto nga këtu për ndrrimin e flamurit”, u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here