Gjenden mbetje mortore në Prizren, dyshohet të jenë nga lufta

Një raportim për gjetje të mbetjeve mortore është bërë së fundi në rajonin e Prizrenit.

Gjatë mihjes në varreza për të hapur një varr për një rast vdekje, punëtorët kanë vërejtur një trup të veshur me rroba, të mbështjellë me batanije dhe të varrosur pa dërrasa e gjësende të tjera, i varrosur në mënyrë të pazakontë.

Lidhur me rastin janë njoftuar të gjithë njësitë përkatëse policore. Hetimet në lidhje me rastin do t’i kryejë njësia për hetimin e krimeve të luftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *