Një rast i frikshëm ka ndodhur brenda një trageti në lumin Elba.

Stuhia e madhe që ka kapluar zonën e Hamburgut, ka bërë që uji të thyejë xhamat dhe të futet brenda. Ky moment është kapur nga kamerat. Era me shpejtësi deri në 151 km/h shkaktoi probleme në udhëtimet detare në të gjithë veriun e Gjermanisë.

Nga pamjet e xhiruara brenda kësaj anije shihen njerëzit e tmerruar që largohen me vrap. Pasi uji u futet në kabinë, udhëtarët shihen fillimisht të hutuar, por pasi kuptojnë çfarë po ndodh nisin të largohen.

Me këtë rast autoritetet kanë ndaluar lundrimin e anijeve të mëdha. Një zëdhënës i kompanisë që operon tragetin tha se nuk pati viktima apo të lënduar nga ky incident.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here