Derisa konsumatorët frikësohen për tarifat e larta, sfida më e madhe do të jetë faturimi i energjisë elektrike pasi që duhet regjiastruar të gjithë shfrytëzuesit dhe duhet vendosur matësit raportoi BBC, transmeton Gazeta Metro.

Banesa në ndërtesën e qendrës së Mitrovicës së Veriut në Kosovë që është blerë para pesë vitesh, por pa matës të energjisë elektrike. Pronari i ka thënë redaksisë në serbisht të BBC se “ kishim pyetur por pastaj ee kuptuam se i gjithë qyteti kështu funksionon – gjysma e Mitrovicës nuk ka matës”.

Sikur këta gjysma e banorëve në Veriut të Kosovës janë në këtë gjendje. Edhe ata që i kanë matësit dhe iu vie fatura për muaj zakonisht nuk i ngacmojnë.

Kosova dhe Serbia në mes të korrikut të 2022’s kanë nënshkruar ujdinë sipas të cilës përfundimisht do të duhej të zbatoheshin marrëveshjet energjetike gati një dekadë i vjetër, sipas së cilës faturat për energji do të ishin obligim mujor për çdo familje.

”Me marrëveshje në Kosovë është themeluar kompania Elektrosever, që është në pronë të Serbisë” i është thënë BBC në përgjigje me shkrim nga zëdhënësi i Bashkimit Europian. “Kompania do të nisë të furnizojë me rrymë konsumatorët në katër komunat me banorët shumicë serbe”.

Nga BE me 9 gusht të 2022’s kanë njoftuar se do të ketë vonesa në zbatimin e marrëveshjes energjetikee për shkak të “problemeve teknike”. Një ditë më vonë, Hekuran Murati, ministri i finanacave, kishte njoftuar se qeveria kishte vendosur të ndante 40 milionë euro për pagesën e energjisë elektrike në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, por nuk kishte saktësuar se në çfarë mënyre do të shfrytëzohen ato para.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here