Haki Abazi i kthehet zakonit të vjetër, sulmon ashpër mediat që e kritikuan Vjosa Osmanin

Haki Abazi i Vetëvendosjes ka folur për deklaratat e Vjosa Osmanit në BBC, ku Kosovën e quajti vend të zhytur në krim e korrupsion, konkludime këto që shkaktuan reagime të mëdha në opinion.

Haki Abazi siç edhe e ka zakon, për këtë çështje ka sulmuar mediat duke i quajtur “pseudo-media” e “pseudo-gazetarë”

Këtë aludim ai e ka bërë në kontekstin e pretendimit të tij se Osmani po sulmohet padrejtësisht. “Qëllimi i kësaj fushate tani është për kijse arsyetuar mos optimum apo mos qendrimin eventual të deputetëve në salllë kur duhet votuar për presidente. Ajo që duhet thënë është se edhe heren e kaluar kanë përdorur të njejtën strategji me të njejtat forma dhe me telallët e mshehtë e të hapur por janë zvogluar përgjysëm. Heren tjetër me këtë strategji denigruse ndaj figurave politike me integritet kanë me rreziku edhe pragun”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Faushata kundër UD të Presidentës Vjosa Osmani është vazhdimsi e fushatave me lajme të rrejshme, lajme të shkruara mbrapsht e të nxjerrura nga kontesti i fjalisë nëpërmjet quazi dhe pseudo mediave dhe portaleve!

Kjo strategji që është duke u përdorur për dobësim dhe shkatrrim të figurave politike duke ndërsyer urrejtje me qëllim të arritjes së objektivave politike është denuar edhe nga raporti i komsionit të Parlamenti Evropian. Financimi dhe forma e veprimit të këtyre prodhuesve të luftës speciale propagandistic duhet hetuar nga prokuroria.

Qëllimi i kësaj fushate tani është për kijse arsyetuar mos optimum apo mos qendrimin eventual të deputetëve në salllë kur duhet votuar për presidente. Ajo që duhet thënë është se edhe heren e kaluar kanë përdorur të njejtën strategji me të njejtat forma dhe me telallët e mshehtë e të hapur por janë zvogluar përgjysëm. Heren tjetër me këtë strategji denigruse ndaj figurave politike me integritet kanë me rreziku edhe pragun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *