Mbi 20 vjet hulumtime dhe asnjë provë. Këtë e konstatoi edhe kryeprokurori i task forcës Clint Williamson, por edhe Gjykata Speciale e cila nuk ngriti asnjë akuzë për thelbin e raportit të Dick Martyt, trafikimin e organeve. Poashtu, edhe akuzat në Gjykatën Speciale nuk kanë të bëjnë me akuzat personale, por me përgjegjësinë komanduese. Edi Rama i cili ka nisur iniciativën kundër raportit baltosës së Dick Martyt, duket se do ta ketë të vështirë ta kaloi, pasiqë edhe njerëz të partisë në pushtet pajtohen me këtë raport të Dick Martyt.

Haki Abazi, në vitin 2019 ishte pajtuar me anti-shqiptarin Dick Marty. Ai i jep të drejtë atij kur ai e cilëson Thaçin si udhëheqës të grupeve kriminale.

Haki Abazi në rrjetin social në facebook, ka shkruar se “Thaçi e ka pranuar gjykatën speciale vet dhe ka thënë qe do ta padis Dick Martyn për akuzat. E ka pranuar gjykatën por nuk ka paditur Dick Martyn. Ndoshta Dick Marty ka të drejtë që Thaçi që atëherë ka qenë një udhëheqës i grupeve kriminale që ka mashtruar popullin e Kosovës ashtu siç është duke mashtruar edhe sot. Ndoshta edhe Dick Marty nuk ka mundur të besoj që Shqiptarët kanë vrarë Shqiptarë pas shpine, dhe i kanë urrejtur Shqiptarët që kanë qenë njerëz të qeverisë së Kosovës dhe përkrahës të Presidentit Rugova. Ndoshta Dick Marty ka përdorur momentin për të ngritur çështjen e krimeve Serbe sepse çmimi për jetën e Shqiptarit ka qenë i parëndësishëm në atë kohë. Nese Shqiptarët janë vrarë jane kosideruar material për Pavarësi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here