Haliti: Kam informacione se në Veri të Kosovës po prodhohet bitcoin

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se ka informacione që në veri të Kosovës po prodhohen bitcoin.

Ai ka kërkuar hetime nga Qeveria e Kosovës duke thënë se prodhimi i kësaj kriptovalute shpenzon shumë energji elektrike. Në këtë kuadër, Haliti i ka bërë thirrje qeverisë që të të konstatojë se shpenzimet e rrymës në veri a po bëhen nga qytetarët apo nga grupet kriminale.

“Kam informata që në veri të Mitrovicës janë disa qendra dhe disa vende ku prodhohen bitcoin që shpenzon shumë energji. Unë po besoj që edhe në jug e veri ka njerëz që prodhojnë bitcoin në marrëveshje me njëri tjetrin. Puna e parë e Qeverisë është me konstatu se të gjithë këto shpenzime po bëhen nga shpenzimet e qytetarëve që jetojnë në veri apo po bëhen nga grupe kriminale. Për me prodhu bitcoin shpenzimet e rrymës janë enorme”, ka thënë Haliti në RTV 21.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *