Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka krahasuar kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca me kryetarin e Partisë Komuniste të Kosovës në vitet e 90-ta Rrahman Morina.

Duke folur për mospërfshirjen e veteranëve të UÇK-së në Ligjin për Pagën Minimale, Haradinaj tha se liderët e shtetit të Kosovës po veprojnë edhe më keq se politikani komunist.

“Kam kujtu që jam duke jetu te shqiptarët. Nuk më ka shku kurrë mendja që në Kosovë dhe tek shqiptarët vjen dikush si Rrahman Morina që kur e rrit pagën minimale e heq UÇK-në. Unë Rrahman Morinën nuk e kam mbërri, nuk kam qenë këtu, po këta [Albin Kurti dhe Glauk Konjufca] po më duken fytyrë më e keqe kur po i shoh në atë qëndrim”, tha Haradinaj në “Rubikon” të Klan Kosovës.

I pari i AAK-së tutje shtoi se me çështjen e veteranëve të rrejshëm duhet të merren organet e drejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here