Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se refuzimi i propozimeve nga shtetet e QUINT-it nuk është zgjedhje e duhur e Qeverisë së Kosovës.

Kjo pasi sipas Haradinajt këto janë shtetet më të fuqishme të NATO-s. “Tani situata me zgjedhjet e Serbisë në Kosovë. Është populiste me e shpall një fitore që i kemi refuzuar, por nuk është shumë e mençur kur e refuzon QUINT-in sepse ne në të njëjtën kohë i kërkojmë Amerikës me na pranu në NATO, e pikërisht këto janë shtetet më të fuqishme të NATO-s”, tha ai në emisionin “Frontal” në T7.

Kryetari i AAK-së foli edhe për vendimin e Kosovës që të mos lejojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë. Ai tha se çështja e referendumit dhe mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë janë dy çështje të ndryshme.

“Referendumi është diçka tjetër dhe ne i patëm dhënë mbështetjen e plotë qysh edhe tani kemi vlerësuar që nuk është zgjidhja që të veprohet me çështje një nga një. Mendojmë që Kurti jo vetëm që ka thy parimin e vet me shku në dialog pa kushte dhe kritere, tani na ka kthyer në dialog të teknikëve, e çka kanë dal si rasti i z.Bislimit e të tjerat, edhe kjo e sotshmja është pasojë e dialogut teknik. Sikur të insistojke vetëm në marrëveshje finale atëherë nuk do të ishim në situatë të diskutojmë çështje një nga një dhe të refuzojmë propozime të QUINT-i, por do të ishte një situatë krejt tjetër”, deklaroi ai.

Kritika ai pati edhe për ecurinë e procesit të dialogut. Haradinaj theksoi se i tërë dialogu është duke u zhvilluar në nivelin teknik. “Qeveria e Kosovës nuk është dashur me e trajtu çështjet një nga një me dialogun e teknikëve. Edhe këtë temë edhe të tjerë është dashur që t’i ketë në propozimin për marrëveshje finale me Serbinë”, tha ai.

Më tutje, Haradinaj tha se Kurti e ka kthyer në lojë çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë.

“Jemi në pozicion humbës për shkak se Kurti e ka kthyer në një lloj loje çështjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Mirëpo kjo loja e fjalëve mund të funksionojë vetëm në opinion të brendshëm por në QUINT sqarohen saktë. Qeveria e Kosovës ka refuzuar një propozim të QUINT-it për mënyrën se si duhet të organizohen apo mbahen zgjedhjet. Mua spom mbesin merak hiq sepse jam në të njëjtin qëndrim me Qeverinë, por po mjet merak që po e sjellim veten në pozitë refuzuese ndaj QUIN-it kur kemi kaq shumë nevojë për ta”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here