Haradinaj s’e kursen as Vjosa Osmanin: Hyzmetqare, shërbyese e Kurtit që s’guxon me u ndi prej tij

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar vendimin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryesueses së KQZ-së.

Sipas Haradinajt, Osmani do të veprojë sipas urdhrave të Kurtit. “Hyzmetqare , s’guxon me u ndi prej Albin Kurtit”, thotë Haradinaj.

“Këso presidente ki. Nëse në të kaluarën ndoshta ke pasur kryeministra që s’kanë guxu me u ndi prej presidentit …Këtë e kam paralajmëruar para zgjedhjeve kur krejt një Kosovë është në duar të një njeri”, theksoi Haradinaj në RTV21. “Vjosa Osmani është hyzmetqare, shërbyese e zotit Kurti. Atë detyrë që ia jep Kurti ajo ka me zbatu”, shtoi Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *