Haziri pa hatërmbetje që nuk u zgjodh kryetar: Abdixhikut do t’i qëndroj prapa në çdo kohë

Lutfi Haziri, personi që ishte në garë për të parin e LDK-së, ka folur sërish për zgjedhjen e Lumir Abdixhikut kryetar të partisë.

Në një postim në Facebook, Haziri ka thënë se LDK-ja në muajt e fundit është analizuar e shoshitur me të madhe për atë se si do të kalojë në procesin zgjedhor të 14 marsit, por që sipas tij të gjitha ato vlerësime kanë rënë për tokë. Ai ka shtuar se LDK sipas tij është standard dhe shkollë politike.  Në këtë postim ai e ka uruar edhe njëherë Abdixhikun, duke thënë se do t’i qëndrojë prapa në çdo kohë dhe proces.

Postimi i plotë:

Në muajt e fundit na shoshitën, analizuan e besa edhe na trazuan për atë se si do ta kalojë LDK procesin e 14 marsit. U dëshmua se krejt ato vlerësime ranë për toke. LDK është standard e shkollë politike. Është vet shteti i Kosovës për të cilin do të punojmë pa u ndal. Edhe njëherë i uroj për zgjedhjen në krye të LDK’së, Lumir Abdixhikut. Do t’i qëndroj prapa në çdo kohë, për çdo proces e detyrë të rëndë që e parashtroi para delegatëve!.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *