Aktori Çun Lajçi ka postuar në profilin e tij në Facebook një fotografi të tre liderëve të shtetit, presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti e kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Ai e ka komentuar këtë fotografi duke thënë se mirësinë e liderëve le ta vlerëson populli që i zgjodhi. Lajçi ka shkruar një porosi edhe për ata që “ia rrihnin shpatullat” kur i lavdërtonte ish liderët, Thaçin, Haradinajn e Veselin.

Postimi i plotë:

Jo, nuk dua t’mi rrehin shpatullat!
Me iu thanë se jeni t’mirë, s’po iu them. S’dua të konfrontohem me ata që kan qejf t’jeni dështimi e faji i të gjitha të këqiave, e t’iu them Ikni, vetëm që t’mi rrehin shpatullat!
Shqiptari vetëm për shamje e grushta, të ngritë aty ku s’e ke vendin: T’ban legjendë e t’quen gjeni!

Mirësinë tuej le ta vlerëson populli, ata që iu zgjodhën!

Unë veç deshta t’iu them, atyne që mi rrehen shpatullat, kur i postova Hashim,Ramush e Kadri e fola mirë për ta, e besa m’than:T’lumtë artist, kështu duhet me folë, pse tani po m’shajnë e po m’thonë: Trus, mos u merr me politikë se je artist!

A s’isha artist atëherë?
Unë s’po them ma shumë se ç’asht:
Knaqësi t’na përfaqësoni n’botë!
Hije iu kan postët!
Punoni drejt e mos na dëshpëroni!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here