Hoxhaj i drejtohet Kurtit: Pse nuk përmende kërkim-faljen nga Serbia për dialog

Kreu i partisë më të madhe opozitare, PDK-së, Enver Hoxhaj ka kritikuar kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin për qëndrimet që ka mbajtur dikur.

Ai ka deklaruar se Kurti nuk ka përmendur kërkimfaljen e Serbisë si parakusht për dialogun me Serbinë.

Po ashtu, as reflektim mbi dhunën e ushtruar në Kuvend për kohën sa Kurti ishte opozitar.

“Nuk dëgjova asgjë për Mini-Shengenin, as për abstenimin nga sovraniteti i Kosovës duke mos apliku në asnjë organizatë ndërkombëtare prej dy qeverive të kaluara. Nuk dëgjova asnjë fjalë për fusnotë. A do të tërhiqet tash z.Kurti prej marrëveshjes për fusnotë?” – pyeti ai.

Hoxhaj kërkoi nga Kurti që t’i përsëriste fjalët e thëna më herët ku shprehte qëndrime destruktive.

“Ne e respektojmë [si PDK] vullnetin e popullit. I respektojmë institucionet. Një gjë duhet ta dini, që ky koalicioni, mes jush dhe znj.Osmani është më shumë koalicion për karriga.” – ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *