Njëri prej personave kyç të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), Shaban Muja, ish i burgosur politik në Kosovë, ka treguar tek Parrotlla disa detaje interesante të mos zbatimit të marrëveshjes së Oslo-s, ku parashihej bashkimi i forcave ushtarake.

Shaban Muja tregoi se si në mbështetje të Ahmet Krasniqit ai i kishte dhënë edhe vëllaun Naim Muja si truproje. Poashtu ai tregoi se kishin marrëveshje që mos me e lanë vetëm Ahmet Krasniqin, por Hilmiu e Agimi e përzunë Naim Mujën si truproje, dhe vet nuk qëndruan në banesën e Ahmet Krasniqit u tërhiqën dhe e lanë vet Ahmet Krasniqin. A vendim ishte që Ahmet Krasniqin mos me e lanë vetëm, tregoi Shaban Muja. Sipas këtij të fundit, e kam pyetur Ahmet Krasniqin pse ti vetë në banesë, nuk e dij më tha, kanë dalë kanë gjetë banesë e nuk po rrijnë me mu.

Prapaskenat e Oslo-s.

“Takimi i OSLO-s kemi marrë pjesë unë, Xhavit Haliti dhe Adem Demaçi. Në cilësinë e Shtabit. Të autorizuar prej Shtabit, ndërsa këta kanë marrë pjesë Elmija, Agim Mehmeti edhe Ahmet Krasniqi. Aty jemi marrë vesh me i bashku mjetet, me ble armatim, jo pare me na dhanë po me ble shumë armatim, saqë kam pas edhe takime tani unë në Oslo me njerëz që shitshin armë, me oficera të Ahmet Krasniqit se unë si kam njoftë armët, se u morëm vesh e ramë dakord që u bashkum dhe me hi, edhe u caktun baca Adem e Xhaviti ku me shku oficerat e me udhëheqë, me pëlqimin e komandantëve. Mujnë me rrejtë satëdojnë, po unë vet i kam ndëgju në telefon komandantët që kanë thanë qoma more burrë se ai di me ma ba udhëheqjen. Edhe atëherë tham po shkojmë në Shqipëri, po vendosum, Ahmet Krasniqi e merr një banesë edhe qëllimi jonë me tubu mjete, armë, edhe me hy me gjithë armë brenda krejt, edhe na e bojshim qat organizim tubojshim pare e armë qysh ishim marrë vesh, për mjete Ahmet Krasniqi tha unë ju garantojë. Edhe ti ki me udhëheqë luftën“, shtoi Muja.

Më tutje Muja tregoi se “Ahmet Krasniqi ka me kanë komandant i trupave. Nuk kanë shku një muaj ditë kur po na del në televizor kjo brigada e famshme e Tahir Zemajt. Ahmet Krasniqi ka ja puthë flamurin. Po e shohim e metëm. Po shkoj te Ahmet Krasniqi i thash o Ahmet qysh o kjo punë, i thash çka bane, vallai tha po i shti në emër të UÇK-së, i thash nuk ish emër UÇK-je, aty ti formove FARK, marrëveshja është qeshtu, në Oslo që e kemi ba marrëveshjen, e kemi marrë e kemi thirrë bacën Adem, ka fol baca Adem me to, qysh u ba tha kjo, qysh jemi marrë vesh, marrëveshja ku është, pse t’i mos me kallxu që po i qon njerëzit brenda po i shtin, edhe me i shpërnda oficerat nëpër komanda. Edhe po ia kërkojmë na kasetën, ana kasetën që e keni xhiru, vallai tha do hajna janë dal rrugës e m’kanë vjedhë e anena, rrejke dmth, edhe aty na pak jemi largue, tani u dal xhirimi tu rrejt kinse jemi brenda e ata në Shqipëri tu u fotografu“.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here