Familjarë, zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe mijëra qytetarë i dhënë lamtumira e fundit, policit të vrarë aksidentalisht, Lirim Haxholli, djalit të vetëm në familje.

Lirimi është vrarë të enjten në mbrëmje në fshatin Zllatar të Prishtinës. Zyrtarët policorë bën nderime duke vendosur edhe kurora lulesh. Ndërsa, toger Zymer Islami u shprehi ngushëllime familjes në emër të stacionit policor qendra.

“Në emër të stacionit policor qendra, ngushëllime gjithë familjes dhe gjithë kolegeve. Lirimi ishte një shëmbëlltyrë për Policinë e Kosovës, për koleg dhe shokë. Stacioni policor qendra në emër të gjithëve iu shpreh ngushëllime në emër gjithë pjesëmarrësve kërkoj një minutë heshtje”, tha ai.

Përndryshe, një zyrtar policor është arrestuar për vrasjen aksidentale të policit 27 vjeçar, në fshatin Zllatar të Prishtinës. Pesë policë të tjerë janë arrestuar për shkaktim të rrezikut dhe për 9 zyrtarë të tjerë që ishin prezent është rekomanduar masa e suspendimit.

Organet kompetente janë duke hulumtuar lidhur me incidentin, ndërsa hetimet vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

https://fb.watch/bi9K0ikt_m/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here