Komuna e Suharekës i ka ndarë mirënjohje Gentian Qamajt, punëtorit të pastrimit të cilit para disa ditësh iu rrezikua jeta nga kimikatet e hedhura në mbeturina nga persona të papërgjegjshëm.
Rasti i Qamajt kishte bërë bujë të madhe në media teksa atij mirënjohje sot i është ndarë nga kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.
Postimi i plotë i Muharremajt: Ka qenë shumë trishtuese me pa gjendjen e Gentit atë ditë. Gentian Qamaj nga Greikoci në punën e tij të ndershme shpesh herë u ballafaqua duke e rrezikuar jetën e tij. Në Sopijë ai u rrezikua nga shpërthimi i një boce të gazit, mirëpo për fat të mirë ai shpëtoi.
Unë e respektoj gjithmonë punën e tyre në pastrimin e ambientit dhe të njejtën e kërkoj edhe nga ju, ngase ata kujdesen çdo ditë për ne. Me mirënjohje e kam nderuar punën dhe angazhimin e tij secilën ditë. Me respekt.