Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ndër të tjera foli edhe për luftën Rusi-Ukrainë, të cilën e konsideroi “të çmendur dhe të padrejtë”.

Moisiu tregoi edhe sesi në vitin 2007 ka marrë një dekoratë nga Putini. Ai thotë se agresioni i tij në Ukrainë është një çmenduri. “Lufta për mua është një çmenduri e Putinit. E dyta, ai dështoi”, tha ai. Ai tregon se Putinin e ka takuar në kryeqytetin e Kroacisë, Zagrebin.

“E kam takuar në 2007 në Zagreb”, shtoi ai. Ai tregon edhe kohën kur mori dekoratë nga Putini. “Po. Janë këto të luftës si veteran. Në rastin e 60 vjetorit të përfundimit të luftës kam qenë në Moskë. Ishim 50 e ca presidentë. Ishte edhe Bushi aty”, tha ai.   “Mori ish mbreti i Rumanisë, mori Mesiç, mori ish presidenti i Polonisë. Një pjesë që ishin angazhuar në luftë. Janë dekorata përkujtimore”, shtoi ai. Ai zbulon këshillën që do i jepte Putinit po të kishte mundësi ta takonte sot. “Kjo është luftë e padrejtë, ukrainasit po luftojnë trimërisht. Atje ka rreth 40% të popullatës rusisht folës”, përfundoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here