Lufta në mes Ukrainës dhe Rusisë ka hyrë në ditën e shtatë, luftë e cila ka shkaktuar humbje të mëdha nga të dy anët.
“Rusia ka minimizuar koston njerëzore nga konflikti”, thotë Instituti për Studimin e Luftës, duke njoftuar një numër lartë humbjesh të ushtarëve rusë që janë vrarë ose plagosur.
Poashtu është thënë se Rusia vazhdon të censurojë lajmet në Rusi, të cilat kanë të bëjnë me luftën, raporton Sky News. Gjithashtu, në Rusi po vazhdojnë protestat e shumta të qytetarëve që janë kundër-luftës, pavarësisht arrestimeve të cilat po iu bëhen protestuesve.
Në fushëbetejë, Rusia po i vendos trupat e saj në mënyrë që ta rrethojë Kievin nga perëndimi, në të njëjtën kohë duke hapur një rrugë nga lindja, që në fund do të përfundoj me rrethimin e Kievit.
Sidoqoftë Instituti nuk është i sigurt, nëse Rusia ka forca të mjaftueshme që ta kompletojë një aksion të tillë. Forcat ruse po marshojnë po ashtu në qytetin e Kharkivit, pasi e kanë garantuar më raketa ditëve të fundit. Instituti po ashtu beson se edhe Bjellorusia i është bashkuar luftës.