Instagram e censuron por nuk e fshin fotografinë e Vuçiqit ku nxit urrejtje dhe fyen shqiptarët

Postimi i Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku në foto shihet Kosova si pjesë e Serbisë u censurua nga Instagrami.

Ky postim i presidentit serb pas thirrjeve nëpër rrjete sociale që të raportohet për gjuhë fyese dhe nxitje të urrejtjes është censuruar nga rrjeti social Instagram.

Censurimi i kësaj fotografie mund të jetë shkak i shumë “report” që ka marrë. Kjo fotografi nëse vazhdon ende të raportohet mund edhe të fshihet nga Instagrami i presidentit serb.

“Serbia nuk është e dobët sot, nuk kërcënon, por nuk harron dhe nuk do të lejojë që 17 Mars të ndodhë përsëri. Ne kemi kujtuar dhe mësuar çdo herë ku ne ishim humbës, në çdo ngjarje kur ne ishim memec ndaj viktimave tona, të cilat ishim gati të harrojmë. Ne e dinim se çfarë po ndodhte dhe ne e quajmë emrin e saj të vërtetë – pogrom.”, kishte shkruar Vuçiq poshtë fotografisë.

Më poshtë mund të shihini në foto se si Instagrami e ka censuruar postimin e Vuçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *