Ish-ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, ka publikuar një shkrim autorial në faqen zyrtare të Qendrës për Analiza Politike Evropiane, ku ka shkruar për situatën e sigurisë në botë dhe ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit në NATO.

Në këtë shkrim Kosnett ka përmendur, Finlandën, Suedinë, Austrinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Serbinë. Ai thotë se asgjë më shumë nuk do ta tregonte solidaritetin evropian sesa aplikimi i shteteve neutrale për anëtarësim në NATO.Ambasadori amerikan ka folur në përgjithësi për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai ka theksuar se shumica e vendeve të rajonit janë në NATO, përjashtuar Kosovën, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën, që sipas tij ende nuk duken si shtete kandidate.

Ish-diplomati amerikan që shërbeu në Kosovë shton më tej se përderisa Bosnja e Hercegovina është “në rrëmujë”, Kosova dhe Serbia meritojnë vëmendje. Teksa flet për një gjë të tillë, përmend lojën e Aleksander Vuçiqit si një kërkues i aleancave të shumëfishta, me Rusinë, Kinën, BE-në dhe SHBA-në.Kosnett thotë se Vuçiq pavarësisht se e kontrollon Serbinë, të huajve u thotë se aftësia e tij për të vepruar është shumë e kufizuar.

Këtu Kosnett përmend edhe deklaratën e Vuçiqit të datës 21 shkurt, ku ishte ankuar se “Serbia e ka mbështetur gjithmonë integritetin e Ukrainës, por nga ana tjetër 85 % e njerëzve do të jenë gjithmonë në anën e Rusisë, për çfarëdo që të ndodhë. Këto janë faktet me të cilat përballem si president i vendit”,Diplomati amerikan shton se viteve të fundit, një varg liderësh nga SHBA-ja dhe BE-ja janë përpjekur ta joshin Serbinë drejt Perëndimit me stimuj ekonomik dhe politik, si dhe në përgjithësi kanë shmangur kritikat për lëvizjet serbe që e çojnë Vuçiqin drejt krahëve të Putinit.

“Kjo ia vlente të provohej, por Serbia duket e afërt me Rusinë dhe Kinën si kurrë më parë”, ka thënë Kosnett.

Sa i përket Kosovës. Kosnett ka thënë se është koha për të gjitha shtetet anëtare të BE-së që të fokusohen në realitetin e Republikës së Kosovës si një shtet pro-evropian dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Disa shtet anëtare të BE-së, Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja, ende nuk e kanë njohur sovranitetin e Kosovës, edhe pse disa janë duke shkuar drejt një rruge të tillë. Kjo është pjesërisht si rezultat i separatizmit në vendet e tyre, pjesërisht për shkak të dëshirë për të mos e ofenduar Serbinë”, ka thënë Kosnett.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here