Ndoshta edhe ju ka munguar me reagimet e tij, por ai nuk mungon t’iu befasojë kur reagon.

Hysamedin Feraj ka sulmuat mediat në Kosovë për faktin që i bënë pyetje ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai ka thënë se Serbia po e sulmon me armë policinë e Kosovës, ndërsa opozita dhe media siç e quan ai “e dirigjuar” nga opozita po e sulmojnë verbalisht ministrin që drejton policinë.

Krejt kjo vjen për faktin se një gazetare e pyeti për një punësim familjar ministrin Sveçla në një konferencë për media, e ky i fundit i tha se po mirret me “budallaqe”.

Ky është postimi i Ferajt: Çfarë koincidence! Serbia e sulmon me armë policinë e Kosovës. Pak mbas saj, opozita dhe media e dirigjuar prej saj e sulojmë verbalisht ministrin që drejton policinë. Sigurisht, pa koordinim me Serbinë!.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here