Ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, Durim Berisha, ka komentuar deklaratat e mbrëmshme të presidentes Vjosa Osmani në një debat televiziv.

Berisha ka thënë se Osmani, nuk shquhet për ndonjë të arritur të veçantë akademike apo ndonjë profesioniste juridike. Ai në këtë kontekst citon edhe fjalinë e saj ku thotë se “ e ka gabim kushdo që mendon se roli i saj si president është thjeshtë ceremonial”.

“Zingjiri i legjitimitetit kushtetues formohet përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta të anëtarëve të Kuvendit, të cilët më pas zgjedhin (legjitimojnë në mënyrë të tërthortë) bartësit e institucioneve kushtetuese. Presidenti i Republikës së Kosovës zgjidhet nga Parlamenti dhe si i tillë kategorizohet si rol ceremonial, formal dhe protokollar”, ka shkruar Berisha.

Ai ka publikuar edhe një vegëz të punimit të doktoraturës së Vjosa Osmanit, i cili sipas tij është mediokër dhe se nuk do të pranohej as në Universitetin e Prishtinës.

Postimi i plotë i Berishës, pa ndërhyrje:

Sipas Presidentes Osmani, e cila nuk shquhet për ndonjë të arritur të veçantë akademike e as si profesioniste e shkëlqyeshme juridike, teoria dhe praktika kushtetuese qenka gabim. Sepse sipas saj “kushdo që mendon se roli i saj (si presidente) është thjeshtë ceremonial e ka gabim”.

Ndryshe nga presidentja mendojnë të gjithë konstitucionalistët për rolin dhe pozicionin e Kreut të Shtetit në një republikë parlamentare. Tash injoranti mendon që Kushtetuta duhet ta theksojë se “Kosova ka sistem parlamentar” ose “Presidenti ka rol ceremonial”. Mirëpo një sistem kushtetues definohet nga procesi i legjitimimit të institucioneve kushtetuese, pra sipas atij që quhet zingjir i legjitimitetit kushtetues.

Zingjiri i legjitimitetit kushtetues formohet përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta të anëtarëve të Kuvendit, të cilët më pas zgjedhin (legjitimojnë në mënyrë të tërthortë) bartësit e institucioneve kushtetuese. Presidenti i Republikës së Kosovës zgjidhet nga Parlamenti dhe si i tillë kategorizohet si rol ceremonial, formal dhe protokollar.

Edhe te çështja e Kryprokurorit të Shtetit. Nuk gjej fjalë për të përshkruar Blerim Isufajn, për t’keq, sepse për tjetër nuk i vie rendi atij. Mirëpo ky sistem kushtetues është në anën e tij. Presidentja s’ka çare pa e dekretu zgjedhjen e tij. Njejtë si s’ka çare pa i dekretu gjyqtarët e gjykatave të rregullta që ja propozon KGJK, prokurorët që ja propozon KPK dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese që ja propozon Kuvendi.

Për t’qenë korrekt me përshkrimin e mediokritetit të saj, po ua bashkangjis vegëzen e punimit të saj të doktoraturës, i cili as në UP s’kish me kalu

http://d-scholarship.pitt.edu/25029/1/osmani-sadriuv_etd2015_5-27_2.pdf?fbclid=IwAR1szqBOxmm_NQvA1_RJSf_GJqvsQ33MccT38PKfgPM8n2VjLZCCTByHUjs

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here