Bruno Shemsho dhe Floriana Gjini janë çifti i dytë që u larguan nga edicioni i trete i “Për’puthen”.
Prej disa javësh ata ishin deklaruar për njëri-tjetrin dhe kështu vendosën ta vijojnë lidhjen e tyre larg kamerave. Çifti tashmë kanë festuar dhe përmujorin e tyre të parë dhe duken se çdo gjë po shkon shumë mirë mes tyre.
I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, Brunos iu kërkua të t’i bënte një lojë Florianës. Ai duhej ta telefonte dhe t’i kërkonte ndarjen pasi sipas tij, ai është rikthyer me ish-partneren e mëparshme.
Ish-konkurrenti pati dyshime se si do të ishte reagimi i partneres së tij por çdo gjë ndodhi komplet ndryshe. Pasi i tha se duhej të ndaheshin, Floriana u duk se e mori me shumë sportivitet situatën dhe u shpreh se nuk e besonte Brunon.
Në një moment ajo ‘shpërthen’ në të shara teksa Bruno i thotë se është rikthyer me ishin. Dhe pse ai po përpiqej të ruante seriozitetin, ish-konkurrentja nuk ra pre e lojës. Ajo u shpreh se e njeh shumë mirë partnerin e saj dhe se ai kurrë nuk flet për diçka serioze në telefon por takohen ballë për ballë.