Ish-prokurori serb, Vladimir Vukçeqvi, ka thënë se nuk ka asnjë arsye që serbët apo shërbimet e sigurisë të Serbisë, ta kërcënojnë ish-prokurorin Dick Marty, ndonëse të gjitha shërbimet zvicerane janë mobilizuar që ta mbrojnë jetën e tij për muaj të tërë.

“Nuk ka asnjë arsye që ta kërcënojmë, sepse ai ka zbuluar çdo gjë duke u bazuar në punën tonë, jo në të tijën”, ka thënë ai për Danas, transmeton Gazeta Express. Sipas Vukçeviq, çdo gjë që ka zbuluar ai, ka qenë në favorin e Serbisë dhe se Marty vetëm kishte konfirmuar ato të gjetura që ishin të prokurorisë serbe.

Ai ka thënë se roli i Dick Martyt ka nisur “kur për krimet e UÇK-së”, kishte hasur në refuzim e autoriteteve shqiptare për të hetuar në 12 lokacione në Tiranë, ku sipas tij, kishte dëshmi. “Pas refuzimit të autoriteteve shqiptare, unë i kam dorëzuar të gjitha materialet në Këshillin e Evropës dhe e kam informuar Dick Martyn”, ka theksuar ai.

Vetë Dick Marty, ka dalë publikisht në një medium zviceran, ku ka folur për kërcënime të larta për likuidimin e tij nga shërbimet e inteligjencës serbe. Ai ka thënë se qëllimi ishte politik, që faji t’u vishej shqiptarëve dhe në këtë mënyrë të diskreditohej dhe dëmtohej Kosova.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here